Aksion i madh policor në autostradën Durrës-Tiranë, kontrollohen një numër i madh mjetesh të dyshimta.

Plot 30 forca policie janë rreshtuar në hyrje të Tiranës paraditen e sotme dhe po bëjnë kontrolle të rrepta, duke ndaluar çdo mjet të dyshimtë, në kërkim të një makine tip “Audi” fuoristradë e zezë.

“DurrësLajm” ka siguruar videon nga vendi ku kanë ngritur postblloqet efektivët e shumtë të policisë.

Nuk ka shumë informacione se për çfarë po ndodh konkretisht ky kontroll i befasishëm, por si pasojë ato kanë krijuar trafik të rënduar.