Një drejtues mjeti që po udhëtonte në gjendje të dehur është përplasur me makinë në Shkozet të Durrësit.

Shtetasi Xh. Kerma 59 vjeç, nga Saranda, ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Land-Rover”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anësore të trafik-ndarëses së rrugës.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:00, në lagjën nr. 14, e fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Policia thotë se 59-vjeçarit iu bë testi i alkoolit, nga ku rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/litër.

Ai u arrestua nën akuzën e “Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt”.