Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnate në Shkodër.

Mësohet se është qëlluar për vdekje me kallashnikov 25-vjeçari Emiljan Ndou.

Lidhur me këtë ngjarje ka përfunduar në pranga autori 47-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Mark Kodra.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër

Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje.