Në 24 orët e fundit janë ndaluar nga policia 2 të rinj nga Durrësi, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Kështu mësohet se është ndaluar 23-vjeçari nga Durrësi i shpallur në kërkim, dy ditë më parë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, pas një konflikti, ka goditur me grusht dhe dëmtuar lehtë me një mjet prerës, shtetasin Z.V, vjeç 39. DurrësLajm raportoi një ditë më parë se policia e qytetit bregdetar po punonte për kapjen e tij.

23-vjeçari R.K. akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. 

Ndërkohë, në Tiranë, nga efektivët e komisariatit të policisë nr.2, është ndaluar 36-vjeçari nga Durrësi, P.V. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej për vjedhje në kryeqytet.