Ditët e fundit bëri bujë në media lajmi se biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu po shoqërohej me aktoren e njohur Pamela Anderson. Jo më larg se dje ai u fotografua duke dalë nga një hotel në Miami me seks simbolin. Jo vetëm daljet së bashku, por edhe komentet në rrjetet sociale çuan në dyshime pë një romancë mes tyre.

Por ajo që po i ngatërron më shumë ndjekësit e biznesmenit  është se ky i fundit ka postuar një foto në Instagram, foto e cila me siguri e ka bërë “xheloze” Pamela Anderson-in. Hysenbelliu është shfaqur duke marrë rreze dielli në Miami me një vajzë seksi. Bëhet fjalë për Cristina Pedrotti-n, themeluese e ‘Maison Mati’. “Sa botë e vogël, me miken time duke shijuar rrezet”, -shkruan Hysenbelliu në foto.