Pas ribashkimit Mozzik dhe Loredana, publikuan këngën e tyre të parë. Titulli i këngës me emër “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.

Kënga shpreh vërtetë emocion, ndjenjë dhe shumë dhimbje. Në tekst Mozzik shprehet se e gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por më pas kuptoi se pa Loredanën nuk ka kuptim bota, sepse Lori i ka dhuruar momentet më të bukura dhe përjetimet më të veçanta.

Kjo këngë, që është si një libër i hapur për jetën e artistëve, është pëlqyer shumë dhe ka thyer rekord. Akoma nuk janë bërë 24-orë nga publikimi, “Rosenkrieg” i cili ka arritur 1 milion  klikime në “Youtube”.

Jo vetëm fabula por dhe klipi i cili ishte vërtetë i veçantë, është pëlqyer shumë nga të gjithë. Në pamjet e videos shohim dhe vajzen e tyre Hana.