Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, 28 maj, në minierën e Bulqizës, ku një minator vetëm 27 vjeç ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Eldi Alla.

Aksidenti është regjistruar në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.