Sot, 2-vjetori i Renee ka qenë në qendër të mediave, madje edhe fotot nga ditëlindja e saj janë ndarë me shpejtësi dhe kanë marrë sërish çmimin e parë. Vogëlushja që është bërë tashmë mikesha e të gjithëve, ka qenë e rrethuar nga të gjithë miqtë e babit dhe mamit, dhe të afërmit e saj.

Por Renee, ende nuk e di që të jesh personazh i njohur nuk është edhe aq e thjeshtë, madje shpesh është një punë mjaft e mundimshme, sa duhet të përballesh me gjëra të pakëndshme.

Një prej këtyre situatave kur Roberti e ka humbur kontrollin ka ndodhur vetëm pak javë më parë, ndërsa ka lexuar për një lajm në lidhje me Norën.

I ftuar në NIN Kosova, duke diskutuar për ndikimin e mediave online, Roberti rrëfeu një histori të ndodhur së fundi, shkruan Prive. Ai tha se kishte humbur qetësinë pas një lajmi, me gjasë, “urinim të Norës në skenë”.

Kjo ka bërë që Roberti të niset drejt redaksisë shumë i tensionuar dhe ka qenë i gatshëm edhe “ta zgjidhë” konfliktin me dajak: “Qysh po lojna” ishte shprehja e tij për ta mbyllur debatin, por edhe për të treguar se, me nivele të tilla shkrimesh, ai nuk do ta ruajë më qetësinë. Ndërsa padinë në gjykatë nuk e sheh si opsion të mundshëm për shkak të zvarritjeve të saj.