Thuajse gjithë VIP-at kanë tatuazhe, por çfarë domethenie të veçantë kanë në të vërtetë ato? Tatuazhe prekëse dhe plot dashuri, përmes tyre VIP-at shqiptar fshehin sekrete dhe mbajnë dashuri e kujtime brenda tyre. Të shumtë janë personazhet e famshëm të cilët kanë tatuazhe, por të paktë janë ata që mbajnë tatuazhe me një rëndësi të madhe dhe të veçantë. Në emisionin “Fun Day” në InTv me moderatore Fatma Methasanin u fol për domethënien e veçantë që përmbajnë tatuazhet e Top5 personazheve të famshëm.
Barbana Dini – Ky tatuazh ka një domethënie shumë të veçantë për Barbanën, pasi me këtë “tattoo” ajo do ta kujtojë vëllain e saj të ndjerë përgjithmonë. “Për këtë kujtim shumë domethënës për mua, që me art e ngjalli duke ma bërë pjesë të trupit vëllain tim ERGIN”- ka shkruar këngëtarja Barbana Dini.
Landi Hysi– Një top basketbolli me numrin e Michael Jordan, idhullit të Dr. Florit.
Morena Taraku – Mungesa e nënës së saj ndjehet në rreshtat e këngës lule, por përveç këngëve, fotove, Morena Taraku ka gdhendur në trup portretin e nënës, në mënyrë që ta kujtoje atë pergjithmonë.
Besi Kallaku – Një ndër tatuazhet me të veçanta është një valë zanore ku Xhensila i thotë “Të Dua”.
Flori Mumajesi – një shenjë volumi e mbyllur, ai ka thënë ” Nuk e kam bërë rastësisht këtë tatuazh, përkushtimi ndër vite ndaj muzikës më ka kushtuar 70% të humbjes së dëgjimit nga veshi i majtë.”/IN Tv.al