Me siguri, në asnjë rast e në asnjë rrethanë, nuk e kishit menduat se një grua si ajo mund të përlotet. Dhe jo sepse ndjeshmëritë i mungojnë, përkundrazi, por di mjaft mirë t’i menaxhojë, aq sa në sytë e të gjithëve, forca e Vera Grabockës nuk mund të thyhet asnjëherë. Por ja që paska pasur edhe një rast kur regjisorja ka qarë. E dini kur?

Këtë e zbuloi Alketa Vejsiu gjatë mbrëmjes së YFSF. Pas performancës së Shpat Kasapit, i cili solli këngën “Notte di luce”, Alketa zbuloi se kjo këngë e kishte bërë për të qarë regjisoren e programit:

“E dini kur e kam parë Vera Grabockën të qajë? Kur ka parë vajzën në altar, në Jerusalem, nën tingujt e “Notte di luce”. I vetmi moment që kjo grua e fortë është përlotur…”, tha ajo duke shtuar se para fëmijëve, ndjeshmëritë i kalojnë limitet.

Sigurisht, rast që nuk përsëritet. Vera është po ajo që të gjithë njohim. /Class/