Ikona e kinematografisë botërore, Pamela Anderson është kapur mat duke dalë nga një hotel luksoz në Miami me biznesmenin e suksesshëm shqiptar, 25-vjeçarin Fatmir Hysenbelliu, djalin e manjatit të medias, Irfan Hysenbelliu.
Kohë më parë ata darkuan së bashku e në mediat shqiptare u përhap lajmi se kishin shkëmbyer edhe komente në faqet e tyre në Instagram, por këto foto të postuara gjatë fundjavës nga britanikja “Daily Mail” janë një provë e fortë se ekziston diçka më shumë se miqësi mes tyre.
Aktorja e njohur dhe modelja 49-vjeçare shfaqet në formë të shkëlqyer fizike. “E veshur me një palë pantallona të shkurtra të bardha, duke nxjerrë në pah këmbët seksi, Pamela u fotografua teksa zbriste shkallët e hotelit një ditë më parë, ndërsa pak hapa para saj zbriste një djalë i ri”,– shkruan Daily Mail duke iu referuar biznesmenit të pashëm e të suksesshëm shqiptar.