Ata të dy ishin çifti më i ri në showbiz.
Çiljeta dhe Alban Hoxha u munduan ta mbajnë të fshehur lidhjen e tyre, por më në fund iu dorëzuan dashurisë dhe e thanë më zë të lartë, publikisht që ishin në një lidhje. Por nëse më parë Çilin mund ta shihje thuajse në çdo ndeshje në Albanit si dhe të postonte foto me portierin, sot këto të fundit duket se janë zhdukur nga profili i këngëtares.
Nëse do t’i hidhni një sy Instagramit të Çiljetës, do të shihni që nuk janë më fotot me Albanin. Megjithatë ata të dy vazhdojnë ta ndjekin ende njëri-tjetrin në Instagram dhe “like-t” nëpër foto nuk mungojnë. Ndaj ndarja e tyre mbetet ende një hamendësim. /intv.al/