Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto-montazh të kryeministrit Edi Rama që nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve të tij, të cilët kanë komentuar kundër ish-liderit të PD-së.

Megjithatë, Berisha nuk ka ndenjur pa iu përgjigjur më një tjetër akuzë komentuesve. Ai iu thotë atyre, se ata që flasin janë njerëz të paguar apo me funksione në narko-shtetin, ndërsa iu sugjeron që foton e postuar nga ai vetë ta vendosin në zyrat e tyre.

Komentues 1: Sali mos u merr me gjëra të vjetra dhe po ka dalë për qejf të vet doli lakuriq po ti ke vra miqtë e tu shokët e tu …si guxon …e flet vlerat e Ramës nuk ia ul..dot

Berisha: Narko- shteti është antivlera më e madhe e tij Liri, është damka më e zezë që i ka vendosur Shqipërisë pas Enver Hoxhës për çdo shqiptar që do Shqipërinë më shumë se sa ndonjë kockë që Rama i ka dhënë për të lëpirë. Por duket se ju që e mbroni jeni ndonjë ndrikullë e Narko-Shtetit të Edvinit S.B

Komentues 2: Një ish kryetar shtetit publikon të tilla budallallëqe… Epo edhe fëmijët e kopshtit do e drejtonin shtetin më mire se këto plehra…

Berisha: Shume e vërtetë Landi, Edvini yt që ka dalë plazheve të botes cullak, tani ndërton Narko-Shtetin në Shqipëri, si ç’shkruajti dje Financial Times gazeta me influente e Europës. Por me sa duket edhe ti ke ndonjë funksion në Narko-Shtetin e Edvinit. Sugjerimi im është që ju siçilistët të bëni këto foto të Edvinit si foton e tij zyrtare dhe ta mbani kudo në zyrat tuaja. S.B