Ish-kryeministri Sali Berisha, nga çadra e PD-së para Kryeministrisë, deklaroi se Edi Rama u dorëzua në panik për atë që e priste në Kavajë.
“Kavaja i tha Ramës që data 7 do të jetë fundi yt, atë që mori Ramiz Alia në 1991-shin.
Kjo fitore e çadrës, ishte mesazh frymëzues për shqiptarët, 13 maji do të jetë dita e triumfit, ditën e protestës më të fuqishme në histori.
Thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert për njerëzit që do të vijnë në protestë.
Rama ka urdhëruar ministrat të bëjnë piknik- me gjimnazet për të mos ardhur në protestë, por ata do të vijnë”, tha Berisha.





