Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes. Mësohet se i riu me iniciale E.D. ka përplasur me motoçikletë një fëmijë 3-vjeç në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Po ashtu 19-vjeçari mësohet se nuk ka pasur as leje drejtimi për motoçikletën dhe do të hetohet për “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga ana tjetër mësohet se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.