Partizani-Kukësi ishte konsideruar si një finale e parakohshme për titullin, por në një kampionat ku parashikimi i fituesit ngjason me një mision të pamundur ishte e pritshme që kjo finale thjesht sa të prodhonte një fund dhe më thriller nga ai i pritshmi. Sigurisht që Kukësi nga tani e mbrapa është më i favorizuar, pasojë e ndeshjeve direkte me Partizanin, por në një Superiore shpesh me kthesa të forta është më mirë të mos nxitohesh sa i përket trumbetimit të fituesit. Në fakt dueli i propozuar këtë vit mes 3 skuadrave, Kukësit, Partizanit dhe Skënderbeut ka qenë një ndikues i drejtëpërdrejtë dhe në përmirësimin në kampionat e sipër dhe të vetë ekipeve të përfshira në garë.
Cilido që do të jetë fituesi në fund të këtij muaji, e sigurtë është se ky sezon thriller në kampionatin shqiptar ka bërë që Kukësi, Partizani e Skënderbeu të jenë skuadra më të mira sesa kanë qenë në fillim të sezonit dhe pse rivaliteti ndonjëherë të bën të tregohesh i kujdesshëm. Në fund megjithatë fituesi do të jetë vetëm një, por pështypja e përgjithshme është se pavarësisht emrit të skuadrës që do të ngrejë lart trofeun vështirë se mund të thuash se Partizani, Kukësi e Skënderbeu nuk bënë maksimumin e tyre për të arritur te titulli, pasi gjëja që më shumë do të kujtohet nga ky sezon është padyshim rivaliteti mes tyre sepse në fund njerëzit të shtyrë nga nostalgjia janë më shumë të prirur të kujtojnë pikërisht anët e bukura të gjërave, qoftë kjo dhe të një gare sportive plot shkëndija dhe thriller.