"Bodybuilding" cilësohet si një sport që aplikohet kryesisht nga meshkujt, por kjo nuk e ka ndaluar shqiptaren nga Kosova Geta Beqa që t'i përkushtohet shumë këtij sporti, madje që të zërë dhe vendin e parë në garat e mbajtura në Spanjë.Njihet si njëra ndër femrat me trupin dhe linjat më perfekte në mbarë Kosovën.

Në garat e mbajtura të IFBB 2017 në Katalunia, Beqa ka fituar vendin e parë.Sportistja nga Kosova me anë të një postimi në “Instagram” shkruan se ka zënë vendin e parë, teksa ka falënderuar të gjithë që i ndihmuan.“Vendi i parë në Wellnes Fitness IFBB 2017. Kam shumë emocione, ju falënderoj shumë që më uruat edhe më ndihmuat të ia dalë”, ka shkruar Beqa.