Durrsakja e vjetër Nirvana Katro me profesion inxhiniere mekanike, është kthyer në qytetin e lindjes, pas 14 vjetësh në Boston të SHBA-së.
20 vjet më parë pati fatin që të largohej nga Shqipëria, pasi fitoi Llotarinë Amerikane. Në shtetin amerikan ajo rriti e shkolloi tre vajzat.
Është kthyer këto ditë dhe ka mbetur e çuditur. Qyteti i saj i lindjes, ku kaloi 42 vjet të jetës, jo se nuk është më i njëjti dhe është transformuar tërësisht, por ndryshimet që i janë bërë sipas saj nuk janë në shërbim të plotë të banorëve.
“Shtëpia ime është tek stadiumi, kur zgjohesha në mëngjes e shikoja nga dritaret dukej Kodër Vila, tani shoh veç ballkonet e pallatit që kam përballë”,- thotë ajo.
Lagja është asfaltuar, ndërsa qendra e qytetit e ka befasuar tërësisht, por nuk ka përjetuar ndjenja pozitive.
Nirvanën e kemi takuar në qendër të Durrësit.
Në SHBA tre vazat e saj kanë arritur atje ku duan.
Njëra prej vajzave është gazetare në një televizion të madh kombëtar siç është CBS, ndërsa dy të tjerat punojnë për qeverinë dhe njëkohësisht kanë ngritur edhe bizneset e tyre.
A do të kishin mundur vajzat e Nirvanës të arrinin të njëjtat gjëra në jetë nëse do të jetonin në Shqipëri?
A mundi zonja durrsake të takojë miqtë e saj të vjetër në Durrës?
Ndjekim intervistën e saj.
K.H.