Finalet e turneut “Coca-Cola” u zhvilluan këto ditë edhe për zonën e Durrësit.
Në aneksin e stadiumit "Niko Dovana" në Durres djemtë dhe vajzat e shkollave përkatëse diskutuan edhe finalet e një gare disa javore.
Për vajza në finale doli shkolla “Marie Kaculini" dhe shkolla"Hasan Koci".
Për të përcaktuar fituesin u desh goditja e penalltive ku fitues doli shkolla "Marie Kaculini" me rezultatin (9-8).
Ndërsa për djem u përballën dy të parat e grupeve, respektivisht shkollat "Naim Babameto" dhe "Demokracia".
Fitues këtë finale meshkujsh doli shkolla "Naim Babameto" me rezultatin 1-0.
Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm përgjegjësi i zyrës rajonale në FSHF për Durrësin, Arbër Kalemi, si dhe përfaqësues nga "Coca Cola", të cilët i shpërndanë të gjitha ekipeve finaliste nga një dhuratë, si dhe kupat për fituesit.