Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur Gjergji Thaka në moshën 68 – vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Partizanit në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIM

Klubi njofton me hidhërim të thellë se në orët e para të ditës së sotme është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare Gjergji Thaka.

Në vitet 1968 – 1978, Thaka ka qenë pjesëtar i ekipit të futbollit “Partizani“. Me këtë skuadër është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe Fitues i Kupës Ballkanike. Gjithashtu ai ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit. Për 7 vite Thaka ka mbuluar edhe poste drejtues në klubin e kuq , zv/shef dhe drejtor i klubit “Partizani“. Nga viti 1999-2002, Thaka ka qenë edhe punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaka për humbjen e njeriut të tyre më të shtrenjtë.