Momente paniku gjatë etapës së tretë të Turit të Yorkshire, turne me etapa në çiklizëm që po zhvillohet në Britaninë e Madhe. 25km para finishit në Shefild, çiklisti francez Nacer Bouhanni, 26 vjeç, është rrëzuar, duke humbur ndjenjat. Francezi i skuadrës Cofidis pësoi një rrëzim të keq dhe impakti me asfaltin ishte i fortë, duke lënë të mendosh më të keqen.

Ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e menjëhershme dhe çiklisti u transportua me urgjencë në spital. Mjekët thanë se Bouhanni ka pësuar një traumë celebrale, por asnjë dëmtim të rëndë në kokë edhe pse humbi ndjenjat, që u shkaktua nga impakti i fortë. Buletini mjekësor shprehet se çiklisti ka ende dhimbje në kokë dhe do të qëndrojë 72 orë në spital për ekzaminime të tjera.