Klajdi Kodra nga Laçi është autori i plagosjes me armë zjarri të 19 vjeçarit Reinaldo Kaçori. Mësohet se Kodra është një person me precedent penal.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në qytetin e Tiranës, në afërsi të një lokali në rrugën “Liman Kaba”. Dyshohet se sherri nisi pas një konflikti të çastit dhe ngjarjes autori u largua me shpejtësi teksa policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. 

Sipas njoftimit të Policisë, konflikti filloi mes të plagosurit dhe dy shtetasve të tjerë, ndërsa për të plagosurin policia thotë se është në spital nën kujdesin e mjekëve.