Një ditë më parë, 48-vjeçari A.T., 48 vjeç, banues në Xhavzotaj, është përfshirë në një aksident rrugor që e ka shkaktuar vetë.
Tek mbikalimi i Shkozetit, ai ka qenë duke drejtuar çiklomotorin, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për shkak të lëndimeve të marra, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por përveç lëndimeve trupore, një telash tjetër ka nisur për 48-vjeçarin. Policia e Durrësit e ka kaluar çështjen e tij për ndjekje penale në Prokurori, pasi shtetasi A.T. akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





