Denis Dema është shqiptari i arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për vjedhje dhe mbajtje e armëve pa leje.

27-vjeçari u kap në flagrancë krejt rastësisht, teksa karabinierët po patrullonin zonën në San Tammaro.

Në rrugën “Santa Maria Capua Vetere”, ata panë një makinë “Lancia Lybra”, brenda së cilës ndodheshin dy persona.

Në vend që të ndalonin në vend për kontroll, shoferi shtoi shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar.

Por sipas mediave italiane, tentativa e arratisjes përfundoi, pasi makina doli nga rruga për shkak të shpejtësisë.

Nuk u mjaftuan me kaq, por morën arratinë në këmbë, e në pranga ra vetëm shqiptari Denis Dema.

Policia gjeti një sërë mjetesh të vjedhura, si edhe armë, laptopë, medaljone ari, etj.