Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali. Bëhet me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një person në moshën 19-vjeçar.

Mësohet se ka mbetur i plagosur Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni, ndërkohë policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se Kaçorri është plagosur në bark, ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.