Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në kryeqytet. Bëhet me dije se nga të shtënat është plagosur një person.
Mësohet se bëhet fjalë për 19-vjeçarin me inicialet R.G., i cili është qëlluar me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur tek “Rruga e Kosovarëve” pranë Kompleksit Olimpik.
Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes është e paqartë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.





