Një shqiptar i shumëkërkuar nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave greke, shqiptari 36-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia greke në qytetin Mesolongji.

36-vjecari rezulton i dënuar në Shqipëri për disa vepra penale ndër të cilat “vrasje me paramendim”, “Vjedhje me armë”, “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.

Pas arrestimit nga policia greke, 36-vjecari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.