Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçare nga Vlora me akuzën për mashtrim.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Saimir Shehi 34-vjeç u shpallën në kërkim në vitin 2017.

Sajmir dhe Marida Shehi hiqeshin si biznesmenë dhe mashtronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre. Ata akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,  e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.