Një 44-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke i dhënë makinës në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me iniciale T. K.,  banues në Durrës, më datë 29.04.2017, në lagjen Nr.14, Durrës është  kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Ford në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime  të mëtejshme për veprën penale " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.