Një sasi prej 37 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, u gjet në një banesë në qytetin e Vlorës dhe në pranga është vënë pronari i shtëpisë ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër.
Burime nga policia thanë se kanë arrestuar Bledar Grabovaj, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Grabovaj, në lagjen "1 Maji", Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 37 kilogramë e dyshuar si kanabis.
Droga u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe 50-vjeçari me inicialet N. G., banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.





