Policia italiane ka publikuar të dhënat e para në lidhje me vrasjen e shqiptarit 43-vjeçar Gasper Reçi, i cili u qëllua me 4 plumba natën e shkuar në periferi të Romës.

Sipas policisë italiane, shqiptari rezulton i dënuar më parë për krime të lidhura me trafikun e drogës. 

Reçi është qëlluar për vdekje rreth orës 23:30 në afërsi të banesës së tij në rrugën “Simeri Crichi” në zonën Tor Vergata. Ata që e kanë qëlluar mund të jenë larguar me një makinë, ndërsa nga ngjarja nuk ka asnjë dëshmitar, shkruajnë mediet e vendit fqinj. Në momentin e krimit, thuhet se në banesë ka qenë vajza e viktimës.

Shqiptari Gasper Reci ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia italiane po heton jetën e shqiptarit dhe raportet e tij me familjarët. Ai ishte i martuar e me fëmijë.