Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një person pasi posedonte me vete lëndë narkotike të llojit heroinë.
Kështu, u arrestua K. Jonuzaj u kap pranë zonës së quajtur “Plazhi i Ri”, Sarandë.
Gjatë kontrollit, i janë gjetur dy qese plastike të cilat përmbanin 20 doza me heroinë.
Sipas policisë, bëhet me dije se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
U sekuestruan:
– 20 doza lëndë narkotike të dyshuar si heroinë,
– 3 aparate celularë,
– 14.000 lekë të rinj.





