Moderatori Edi Manushi ka treguar sot rreth njohjes së tij me Edi Ramën, në raporte pune, kur ai ka qenë ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Duke folur për  ” Top Albania Radio”, Edi Manushi tregoi si përfundoi bashkëpunimi i tij me Ramën, duke e cilësuar si një person të vështirë dhe ‘të frikshëm’.

“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm me mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë“, tha Manushi.