Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Durrësit  bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim për drogë.

Përmes një njfotimi për shtyp, policia bën me dije se i ndaluari është A.Gjyzeli 43 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.