Studentët e Fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, janë përfshirë në një sërë aktivitetesh në shërbim të komunitetit, për të rritur bashkëpunimin universitet-komunitet. Kështu një grup studentësh, kanë ndërmarrë një sërë veprimtarish që kanë patur një impakt mjaft pozitiv dhe janë përshëndetur nga qytetarët e Durrësit. Lidhur me vijimësinë e këtyre veprimtarive ata kanë organizuar ndeshje volejbolli për të mbledhur ndihma dhe në këtë kuadër do të organizojnë të premten “një ditë me të moshuarit në Durrës”.  

Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Osman Metalla, theksoi se kjo nismë fillon me ndeshje bamirësie volejbolli dhe të ardhurat e mbledhura do të çohen në shtëpinë e të moshuarve të qytetit të Durrësit.

K.H.