Vijojnë kontrollet në terren për gjetjen dhe asgjësimin e çdo bime narkotike Cannabis Sattiva, sekuestrohen 300 bimë në Krujë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij.

Fillon procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të tre shtetasve, një prej të cilëve me detyrë Kryetar i fshatit Verjon dhe një tjetër Inspektor Mjedisi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva,

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ana jugore e kodrës së Verjonit, Nikël, Krujë, uniformat blu, në dy parcela kanë gjetur të kultivuara dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

U  arrestua në flagrancë shtetasi:

•  F. Tufa 38 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• P.T. 46 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë, kushëri me shtetasin F. Tufa.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:

• S.T. 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”; kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P.T.

• H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë; me detyrë Inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

•H.D. 71 vjeç, banues në Verjon, Krujë, Kryetar i fshatit Verjon, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i shtetasit F. Tufa dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.T.u bë pasi, dyshohet  se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sattiva, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikël, Krujë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Tufa u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbetje të dyshuara të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sattiva.