Ajo mbahet si një nga ikonat e femrës seksi e të bëshme, por Kim Kardashian është fotografuar së fundmi jo në formë të mirë fizike.

Teksa pushonte me motrën Kourtney dhe një grup shoqesh këtë fundjavë, në plazh, ajo që ka rënë në sy të paparacëve ka qenë trupi i saj gjithë celulit.

Kim është shfaqur me  bikini të zakonshme, por më shumë se to, tërheq vëmendje celuliti. Plot vetëbesim, pas dy shtatzënive jo të lehta, Kim i tregoi gjithë botës se ka pranuar dhe e do veten ashtu siç është, pavarësisht celulilit tek të pasmet.