Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e gjysmëfinales së “Këngës Magjike”, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cila ka bllokuar çdo eveniment të mundshëm, ky kompeticion gjigand nuk u mbajt siç çdo herë në Pallatin e Kongreseve.
“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea.
Në kategorinë e “New Artist” , 8 ishin këngëtarët që performuan në natën e parë të gjysmëfinales e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Por jo të gjithë patën fatin të kalonin në kategorinë e artistëve Big.
Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Më herët, Ardit Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare, në shenjë mirënjohje.





