Kaleb Ekuban e ka kaluar sot cakun me një postim në rrjetet sociale që futbollisti padyshim e ka menduar si shaka, por që në të vërtetë është një fyerje ndaj kundërshtareve me të cilën është përballur në fushë.

Sulmuesi i Partizanit ka postuar në Instagram një foto të tijën gjatë ndeshjes kundër Teutës ndërsa kërcente në ajër, me një diçiturë aspak të përshtatshme.“Kur i pirdhja në fytyrë vëllezërve të mi”, shkruante Ekuban, ndërsa tregonte me shigjeta futbollistët e Teutës duke i cilësuar si “viktima rastësore”.Sigurisht, pakkush e priste një postim të tillë pas ndeshjes ku vetë Ekuban të shënonte dy gola.