Aktori i humorit Jul Deda dhe ish kryetarja e FRESSH Joleza Koka janë përfshirë në një sher virtual.
Nxitja e kësaj përplasje ishte një publikim me nota ironizuese ndaj vendimit të Bashkisë së Tiranës për t’i ngjyrosur në rozë, vijat e bardha të kalimtarëve.
“Tirana po sundohet nga LGBT dhe ngjyra e tyre pink”-shkruan Deda.
Duke e shpërndarë statusin e aktorit, ish-kryetarja e FRESSH Joleza Koka shkruante: “Solidaritet me të gjithë LGTB që janë të detyruar ta ndajnë qytetin me derra”. Nuk ka vonuar replika e Julian Dedës, i cili përmes një statusi të gjatë publikuar pak minuta më parë, e quajti Kokën “një tyryfyle që s’di ku zgjohet”.
“Dy fjalë për anonimen Joleza Koka.
Kjo cuca më quan derr, sepse jam kundër manifestimeve dhe aq më tepër jam shumë kundër martesave të të njëjtës gjini. Nëse të reklamosh apo të mbrosh familjen tradicionale mes një gruaje dhe një burri të bën derr, po unë jam një derr.
E kuptoj shumë mirë pse të dukem derr, sepse nuk jemi njësoj. Ti moj çike, kur zgjohesh nga gjumi, nuk mban mend vendin se ku ke rënë për të fjetur. Kaq besoj mjafton për të bërë dallim mes një derri si unë dhe një tyryfyle si ti.
Nuk po e zgjas, se më duket të dhashë rëndësi më shume seç duhet, por meqë të pëlqen dhe e mbështet kaq shumë komunitetin LGBT, shpresoj të të shoh në majë të biçikletës ditën e manifestimit, unë do jem diku aty në cep duke duartrokitur vajzën kompleksive që bën xhiro sa në një biçikletë në tjetrën.
P.s. Ik tashti se të bëra të famshme. Puç puç”, shkruan Julian Deda.