Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Fejzi Qoraj, i cili gjithashtu ka ushtruar edhe dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij.

NJOFITMI I POLICISË

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.