Lajme të këqija vijnë nga ‘Sulltanesha’ e kinematografisë turke, Turkan Soray.

Menaxherja e saj tha se pas kilogramëve të tepërt të aktores së cilësuar si ndër më të bukurat e historisë kinematografike të Turqisë, fshihet një sëmundje që quhet sindromi cushing.

Gjatë fundjavës, Turkan Soray u takua me të rinjtë në Stamboll, të cilëve u tha se “kam pritur 50 vite për realizuar ëndrrën time të hedhjes në treg të një albumi. Ju mos prisni sa unë për realizimin e ëndrrave tuaja.” Gjatë takimit me të rinjtë në Stamboll u pa se aktorja kishte shtuar shumë në peshë.

Menaxherja Bircan Silan tha se arsyeja e kilogramëve të tepërt është sindromi cushing, që ka prekur veshkat e aktores së njohur në Shqipëri si Asya e filmit “Shamikuqja”.

“Turkan Soray ka kryer një operacion si pasojë e sindromës cushing dy vite më parë. Tashmë ajo ka rifilluar trajtimin pasi i njëjti sindrom ka prekur edhe veshkën e saj të dytë. Kjo është një sëmundje që siguron prodhimin e tepërt të kortizonit dhe shkakton shtimin në peshë”, tha Rircan Silan.

Përveç të tjerash, ky sindrom shkakton shtim në peshë, obezitet, dobësim muskulor, etje, tension në gjak, dhimbje koke, depresion, etj.