Plas sherri mes dy personave në Durrës, nis procedimi penal ndaj njërit prej tyre.
Ditën e diel, në lagjen nr.14 (Shkozet), një konflikt për motive të dobëta ka çuar deri në përplasjen fizike mes dy personave: shtetasit E.H, 35 vjeç dhe shtetasit S.Sh., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, ka qenë 35-vjeçari ai që ka goditur me grusht 38-vjeçarin.
Pas sinjalizimit të policisë për rastin, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.H.





