Përplaset një makinë me një motor, mbetet i aksidentuar 25-vjeçari që drejtonte motorin.

Aksidenti është regjistruar sot rreth orës12:15, në aksin rrugor Fushë Krujë – Tapizë (Larushk).

Policia e Durrësit bën me dije se automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. V. 35 vjeç, banues në Qerek, Nikël, është përplasur me një motorçikletë, që drejtohej nga shtetasi E. M. 25 vjeç, banues në Derven Fushë – Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi i motorçikletës ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i “Volkswagen”-it është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.