Një nxënës i gjimnazit “Petri Nini Luarasi” ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjsh.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ambientin e jashtëm të shkollës në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që njoftoi policinë pas sherrit mes nxënësve. Drejtoresha ka njoftuar policinë pasi ka parë tre nxënës të shkollës të përlesheshin me grushte mes tyre.

Dy nxënës janë shoqëruar në komisariatin nr.2 të Tiranës fill pas ngjarjes.

Ndërkohë që një nxënës u dërgua në spital i gjakosur. Pas hetimeve rezultoi se ai ishte grushtuar dhe qëlluar në kokë me celular.  Burime nga spitali bejne me dije se ai po i nenshtrohet nje rezonance per koken, por raportohet se nuk ka asnjë rrezik.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurise për të hedhur dritë mbi ngjarjen./Panorama.al/