Dy peshkatarë në moshë të re janë zhdukur në ujërat e lumit Vjosë dhe dyshohet se janë mbytur.
Sipas informacioneve paraprake, peshkatarët Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri 37 vjeç, kanë dalë mbrëmjen e kaluar me një varkë të vogël për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti kanë humbur kontaktet me familjarët.
Peshkatarët e tjerë kanë parë momentin kur ata ranë në ujërat e Vlorës dhe menjëherë sinjalizuan policinë.
Mësohet se Lorenc Doko eshte nga fshati Dellenje dhe Elson Kerri 37 vjec nga fshati Delisuf.
Policia kufitare dhe Delta Forcë kanë nisur kërkimet.





