Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mbrëmje në Rrogozhinë.

Informacionet paraprake thonë se një automjet ka përplasur për vdekje një fëmijë trevjeçar.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Mësohet se fëmija ka mbetur i vdekur në vend.

Policia është në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik.