Për të tretin vit rradhazi, ekipi i Teutës në boks, për grupmoshën U-14, shpallet kampion.

Në kampionatin kombëtar të zhvilluar në datat 21-22 prill, boksierët e rinj durrsakë ngritën lart trofetë e fituesit, duke u bërë kështu pa diskutim, më të fortë në këtë disiplinë për të tretin vit rradhazi.

Në këtë kampionat, ekipi i Teutës u përfaqësua me 14 boksierë, nga të cilët 9 u shpallën kampionë. Në arritjet e ekipit të boksit të Teutës një meritë të ve0þantë kanë dhe dy trajnerët Elton Kikrri dhe Jani Nano, si dhe ndihmës trajneri Muhamet Mema, që I kanë stërvitur këta djem të rinj me mjaft përkushtim.

Në kampionatin e boksit U-14 morën pjesë 11 ekipe nga Shqipëria.

Në vend të dytë u rendit ekipi i Vllaznisë me 5 boksierë kampionë dhe në vend të tretë ekipi i Tiranës me 4 boksierë.

Boksierët kampionë të Teutës

Ergys Toçi, 44.5 kg, 3 herë kampion

Arber Sulejmani, 40 kg

Denis Murja, 41.5 kg, 2 herë kampion

Theollor Ymeri, 48 kg

Xhuljano Bejko, 48 kg

Aleks Bardhi

Ndërkohë boksierë të mirë dhe mjaft premtues për të ardhmen janë edhe Marsel Laraku, 54 kg, Enea Sallaku, 65 kg, Gerald Marku, 76+ kg.