Një ditë më parë, në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, një 49-vjeçar ka kanosur shtetasin M.Rr., banues në qytetin bregdetar.
Mësohet se autori i kanosjes është shtetasi E.C., edhe ky banues në Durrës.
Pas dokumentimit të ngjarjes, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj 49-vjeçarit E.C., i akuzuar për veprën penale “Kanosja”.





