Kalimi përfundimtar i pronësisë së Milanit nga “Fininvest” te presidenca kineze u bë shkak për zëra se edhe fanella e sezonit të ardhshëm do të jetë shumë afër këtij shteti.

Së fundmi, “Footyheadlines.com” ka publikuar foto ku tregohet si mund të jenë fanella e tretë e kuqezinjve për sezonin 2017-2018.

Në të mbizotërojnë ngjyra e kuqe dhe e verdhë, në nder të flamurit të Kinës.

Por kjo duket se nuk u ka pëlqyer fort tifozëve të ekipit, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale.